Futboll Sport

MIQËSORE/ Gjermania dhe Turqia “paqe” me 6 gola, Italia “asfalton” Moldavinë

Gjermania nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 në shtëpi përballë Turqisë në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme. Vlen të theksohet fakti se plot 5 gola u realizuan në pjesën e dytë, ndërkohë që Draksler hapi serinë në minutën 45+1. Nehaus dhe Ualdshmid ishin autorët e dy golave të tjerë për “panzerat” ndërkohë që për turqit shënuan Tufan, Karaca dhe Karaman. Golin e barazimit miqtë e realizuan në sekondat e fundit të lojës.

Ndërkohë Italia e Mançinit, ka asfaltuar Moldavinë, me rezultatin 6-0. Në këtë sfidë ndryshe nga ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, 5 gola u shënuan në pjesën e parë dhe vetëm 1 në pjesën e dytë. Kristante, Kaputo, Berardi, El Sharaui (dopietë) dhe Posmaç (autogol), ishin autorët që vulosën rezultatin e tenistik.

Related posts

FITORE DRAMATIKE NË KORÇË/ Tirana gjunjëzon “Ujqërit e Dëborës” me përmbysje

Delo.autor

Zyrtare/ Murray nuk do të luajë në grand slemin e Roland Garros

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment