Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEJNË TUCI DHE MUÇI/ Shpresat dhurojnë spektakël në pjesën e parë ndaj Apolonisë

Kuqezinjtë e vegjël fitojnë 3 me 1 në pjesën e parë ndaj Apolonisë, në një përballje që e kanë dominuar në të shumtën e saj. Tuci fiton një penallti në minutën e tretë dhe nga pika e bardhë godet po vetë, duke mos gabuar. Pa festuar mirë golin, është Muçolli që për pak dyfishon shifrat, por sferën e ndal shtylla.

Tuci goli

Apolonia mundohet me Gjatën, por fierakët bëjnë shumë pak për të shkuar tek goli. Në të 32-ën do të vinte edhe goli i dytë për të besuarit e Bushit, të cilët dyfishojnë me anë të Muçit, i cili kalibron si duhet të djathtën nga rreth 20 metra.

Apolonia Shpresa

Katër minuta ma pas Bajrami jep një asist për Tucin në zonë, i cili nuk e ka të vështirë ta ndalë në rrjetë. Kuqezinjtë dominojnë, por Haxhiu shënon menjëherë golin e shpresës për fierakët brenda zonës, teksa goditja fillestare e Gjatës u grushtua nga portieri. Mbyllet fraksioni i parë i lojës me rezultatin 3 me 1 për Shqipërinë U-21.

Related posts

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Kjaer: Prita 15 vite për këtë ndjesi, falënderoj tifozët…

Delo.autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ Pandemia ndryshon futbollin, në Angli “lind” kartoni për kollitje!

Delo.autor

Fillimi i shtatorit me ngjyrat kuqezi, sa shumë ndeshje të përfaqësueseve

Isa.Autor

Leave a Comment