Futboll Sport

KATAR 2022/ Brazili me 5 yje, shkatërron Bolivinë me Neymar e me shokë

Brazili i ka nisur si duhet eliminatoret për kampionatin botëror të 2022 në Katar. Ekipi 5 herë kampion bote ka shkatërruar Bolivinë me rezultatin 5-0 në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Takimi i luajtur në stadiumin e Sao Paulos foli krejtësisht për vendasit që nuk e vunë për asnjë moment në dyshim rezultatin. Sfida u hap që në minutën e 16′ me Marquinhon, ndërsa Firimino mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Sulmuesi i Liverpoolit shënoi dhe golin e dytë personal në pjesën e dytë pas pasimit të Neymarit për 3-0. Goli i katërt ishte një autogol nga Carrasco, ndërsa manita u realizua nga Coutinho. Lojtari i Barcelonës rikthehet te goli me kombëtaren e tij.

Related posts

TJETËR TRIUMF NË CHAMPIONS/ Vllaznia për femra pranë kualifikimit historik

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Kukësi bën autokritikë me gola “premierë”

Delo.autor

COPA DEL REY/ Ndizet sfida në “Estadio de La Cartuja”, Barcelona ndëshkon Bilbao-n me 2 gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment