Futboll La Liga

Valencia cinike, përmbys 1-2 Malagan në “Rosaleda”

Valencia fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Malagas, duke i dhënë ndoshta goditjen përfundimtare skuadrës andaluziane në garën për mbijetesë. Për 80 minuta në lojë tifozët në “Rosaleda” ishin entuziastë për marrjen e tri pikëve, pasi që në minutën e 27-të Ideye kishte kaluar në epërsi vendasit në zhvillimet e një këndoreje. Mirëpo 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Coquelin devijoi drejt rrjetës me kokë pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Parejo. Në minutën e 84-t, Miquel u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen si lojtar i fundit, duke e detyruar kryesorin që jo vetëm të drejtonte gishtin nga pika e penalltisë. 11-metërshin e mori përsipër ta godiste Parejo, që nuk gaboi përballë Jimenez.

Më këtë fitore Valencia mbetet në vendin e tretë në kuotën e 46 pikëve.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus ofron një mal me para për “Bomberin” Icardi!

Delo.autor

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Mijëra “Koulibaly” në stadium, tifozët e “Napoletanëve” do të shkundin Seria A

Delo.autor

FAZA PËRGATITORE E DIMRIT/ Teuta shpalos programin 2020, ja axhenda e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment