Futboll Shqipëri Sport

“DUHET TË FITONIM TË PAKTËN 3-0″/ Kapiteni Berisha: Me këtë shpirt të shkojmë edhe në ndeshjen tjetër

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, foli në konferencën për shtyp pas barazimit ndaj Kazakistanit, teksa u shpreh i bindur se Shqipëria duhet të kishte fituar të paktën 3-0.

“Ndeshja për ne ishte e rëndësishme. Në fillim pata një kontakt me 2 lojtarët e tyre, pasi topi edhe ngeci në fushë. Një pjesë e fushës nuk ishte dhe aq mirë. Gjithçka më pas shkoi mirë dhe më gëzon fakti që këtë ndeshje mund të fitonim lehtë të paktën 3-0. Rëndësi ka shpirti që ekipi tregoi në fushë.

Kemi krijuar shumë raste. Mbrapa kemi qenë shumë mirë. Loja difensive ka qenë në nivel, duke shkuar edhe në fazën e sulmit. Kemi arritur shumë mirë të krijojmë raste. Nëse ishim pak më gjakftohtë do të shënonim gol. Me këtë shpirt duhet të shkojmë edhe në ndeshjen tjetër. Mos e lemë Lituaninë të ketë avantazh”, u shpreh Berisha në konferencën për shtyp.

Related posts

Klopp: Jemi në formë, duam fitore me Arsenalin

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

PËRSHËNDET TIFOZËT E MILANIT NË SHQIPËRI/ Paolo Maldini: E di që janë shumë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment