Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Tirana përforcon sulmin, prezanton futbollistin e shumëpritur në merkato

Merr fund pritja! Riçar Danso është zyrtarisht pjesë e Tiranës. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu ka prezantuar sulmuesin 20-vjeçar, i cili i është bashkuar ditën e sotme kampionëve, duke firmosur për 4 vitet e ardhshme. Mësohet se Danso është stërvitur këtë pasdite me ekipin duke u vënë menjëherë nën urdhërata e trajnerit Egbo.

dANSO

Ndërkohë vlen të theksohet se kohët e fundit, ka dalë në skenë edhe një rikthim i mundshëm i Majkëll Ngo, i cili do t’i vinte kapak përforcimeve në repartin ofensiv.

NJOFTIMI I TIRANËS:

KF Tirana përforcon sulmin.  Klubi njofton prezantimin e lojtarit Richard Danso. Sulmuesi 20 vjeçar i bashkohet sot klubit dhe nis rrugëtimin e tij me fanellën bardheblu për 4 vitet e ardhshme. Danso është stërvitur këtë pasdite me ekipin duke u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Egbo.

Tirana

Related posts

REKORDMENËT/ Numra marramendës, Atalanta ndjek Milanin e Bayern

Delo.autor

Luis Suarez shqetëson tifozët, duan domethënien e mesazhit për Liverpool

Sadik.Autor

DY DITË PAS TRIUMFIT NË DERBIN E MADONINËS/ Flet trajneri Conte: Kur fillon një projekt të ri, shpresa…

Delo.autor

Leave a Comment