Futboll Seria A Sport

MILAN NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Maldini bën gati goditjen për merkaton e janarit, ja objektivi…

Sipas “CalcioMercato”, Vitali Mikolenko vazhdon të ndiqet nga talentzbuluesit e Milanit. Në këtë drejtim, emisarët e klubit kuqezi vëzhguan me kujdes mbrojtësin e majtë ukrainas në ndeshjet që luajti me ekipin e tij kombëtar kundër Francës dhe Gjermanisë, duke qëndruar edhe një herë i impresionuar pozitivisht.

Mikolenko, i cili mbushi 21 vjeç në fund të majit, është një nga talentet më të mira që futbolli ukrainas ka nxjerrë në kohët e fundit.

Duke pasur parasysh që Milanit i mungon një alternativë e vërtetë për Teo Hernandezin në rolin e mbrojtësit të majtë, në janar, drejtori Maldini mund të dalë me një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e anësorit.

MIKOLENKO

Related posts

JANARI I “MALLKUAR” PËR INTER/ “Demi” Lautaro humb kontrollin, tifozi i ri “shpërthen” në lot (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Udinese barazon rezultatin, Milan me 10 lojtarë

Q.Autor

MOTO GP/ Rrëfen “Doktori” Rossi: Në vitin 2006 isha shumë pranë kalimit në Formula 1

Delo.autor

Leave a Comment