Bundesliga Futboll Sport

NGA FUSHA TEK “KUSH DO TË BËHET MILIONER”/ Kimmich dhe Goretzka fitojnë shumë e majme

Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich nuk tërheqin vëmendjen vetëm për sukseset e arritura në fushë me Bayern Munich, por edhe kur kanë marrë pjesë në emisionin televiziv “Kush do të bëhet milioner?”.

Dy yjet e kampionëve të Europës kanë qenë protagonistë në  televizionin gjerman RTL, duke fituar plot 64 mijë euro. Një shumë kjo që do të shkojë për bamirësi.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja shkon në ndihmë të nevojtarëve.

Në muajin mars, në fakt, ata kanë themeluar WeKickCorona, një nismë kundër Coronavirus që ka mundësuar mbledhjen e 5 milionë eurove që i janë dhuruar shoqatave dhe spitaleve për të luftuar emergjencën e Covid-19.

Related posts

ZGJEDH MË TË MIRIN E ITALISË/ Ish-mesfushori i Juventus: Lojtari më i rëndësishëm për këtë kombëtare është…

Delo.autor

AVENTURA E ANCELOTTI-T TEK REAL MADRID FILLON ME NJË KËRCËNIM/ Ish-ylli Valdano: Po dështoi…

Delo.autor

“Rusi 2018″/ Dita e së vërtetës për Gjermaninë dhe Brazilin, në lojë edhe SHQIPTARËT

Isa.Autor

Leave a Comment