Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA DY KLUBE TË MËDHA/ Ja kërkesa milionere e Calhanoglu për të qëndruar me “Kuqezinjtë”…

Kontrata e lojtarit të Milan-it, Hakan Calhanoglu, skadon në vitin 2021 dhe, sipas mediave italiane, ai kërkohet nga klube italiane dhe gjermane dhe kërkon një kontratë të re 6 milionë euro në vit për të qëndruar në San Siro.

Siç ka bërë të ditur Tuttosport, Milan-i ka frikë se mund ta humbasë turkun me kosto zero verën e ardhshme sepse negociatat për zgjatjen e kontratës janë komplikuar.

26-vjeçari që ka shkëlqyer në këtë fillim të sezonit thuhet se ka kërkuar një marrëveshje të re me 6 milionë euro në vit.

Dy skuadrat e interesuara për Calahnoglu janë Juventus dhe Leverkusen.

Menaxheri i tij do të shkojë në Milano në javët e ardhme për të diskutuar për kontratën e klientit të tij.

Related posts

E BUJSHME TEK BARCELONA/ Nuk del në stërvitje pa firmosur kontratën e re, Messi me pushime në Ibiza. Ja situata…

Delo.autor

UKRAINË-FRANCË/ Starton dyshja e sulmit Martial-Griezmann, ja vendimi për Mbappe… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE: Nuk ka më pritje, Aubameyang tek Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment