Futboll Seria A Sport

KËRKON ME NGULM MESFUSHORIN FEKIR/ Klubi spanjoll kërkoi 50 milionë euro për ta shitur, Milan nuk dorëzohet

Milani do të ndjekë gjatë sezonin futbollistin francez të Real Betisit Nabil Fekir. “Djalli” i propozoi gjatë verës klubit andaluzian të transferonte në formë huazimi mesfushorin me tipare sulmuese, por Betis kërkoi të paktën 50 milionë euro për Fekir.

Drejtuesit kuqezi ofruan opsionin huazim me të drejtë blerjeje në fund të edicionit, por sërish pala spanjolle hodhi poshtë gjithçka duke pranuar si kusht të panegociueshëm shitjen për 50 milionë euro.

Por, pavarësisht dështimit për ta marrë ish-futbollistin e Lionit në verë, Maldini dhe Masara do ta ndjekin futbollistin deri në fund të sezonit për të parë nëse ia vlen vërtet të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për Fekir, i cili kërkohej dhe nga Liverpuli e Real Madridi.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Bayern Munich-Chelsea. Rezultati 4-1

Delo.autor

HOLANDA rikthehet të jetë e “bukur”, TULIPANËT “likujdojnë” GJERMANINË

Isa.Autor

UEFA MERR VENDIMIN/ Ofendoi kundërshtarin me tone raciste, dënohet me 10 ndeshje skualifikim mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment