Futboll La Liga Sport

GETAFE SHËNON KUNDËR “KATALANASVE”/ Por shikoni çfarë humb sulmuesi Griezmann (VIDEO)

Antoine Griezmann ka humbur një rast të artë kundër Getafe-s mbrëmjen e sotme.

Ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të La Liga-s mund të ishte zhbllokuar në minutën e 30-të të pjesës së parë në favor të katalanasve, por francezi e ka shpërdoruar mundësinë që i është dhënë.

Sulmuesi, i vetëm përballë portierit, e ka dërguar topin mbi traversë.

Rregulli i pashkruar i futbollit “Gol i humbur, gol i pësuar” është konfirmuar në minutën e 56-të, kur Getafe ka kaluar në avantazh me një penallti të Mata-s.

Related posts

Arda Turan dhe 15 blerjet më të dështuara të historisë së Barcelona-s

Q.Autor

Queiroz: ”E verdha e Ronaldos, si të thuash që vajza ime është ”pak” shtatzënë”

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Bayern Munich me këtë formacion synon fitoren ndaj Ajax (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment