Futboll Premier League Sport

SEZONI ËSHTË I MBYLLUR/ Por dëmtimi i Van Dijk rezulton më i rëndë nga sa mendohej. Mund të mungojë deri…

Sezoni për Virxhil van Dajkun mund të quhet i përfunduar, por mbrojtësi holandez rrezikon të humbasë edhe Europianin verën e ardhshme, pasi dëmtimi i ligamentit të gjurit të tij mund të jetë edhe më serioz sesa mendohej.

Ndërhyrja e pakujdesshme e portierit të Evertonit, Xhordan Pikford, në derbin e së shtunës së shkuar i shkaktoi një dëmtim të gradës së tretë të ligamentit anterior qendërmbrojtësit të Liverpulit sipas “Mirror”. Kjo do të thotë se ligamenti i tij është ndarë në gjysmë. 29-vjeçari është ende në pritje për t’iu nënshtruar operacionit, i cili nuk dihet kur do të kryhet.

Por, sipas gazetarit të “The Athletic”, Dejvid Ornshtain, dëmtimi është edhe më serioz sa ishte menduar më parë. Sipas informacioneve të tij, problemi shkon përtej ligamentit dhe jo vetëm që mbrojtësi nuk do të luajë më këtë sezon për kampionët e Anglisë, por ai rrezikon të qëndrojë 1 vit jashtë, duke humbur edhe Europianin e vitit 2021.

Related posts

“DUARTROKITJET MË TË MËDHA TË TË GJITHA KOHËRAVE”/ Barcelona poston VIDEO të veçantë nga lamtumira e Messit

Delo.autor

FANTASTIKE/ “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”, shikoni spektaklin e Shvercerave të…(VIDEO)

Isa.Autor

DEKLARATA/ Felipe Melo: Ndërhyrja kundër Robben më kushtoi marrëveshjen me Real-in

Delo.autor

Leave a Comment