Futboll Seria A Sport

“RINOVIM I LAUTAROS? KEMI RAPORT TË SHKËLQYER ME TË”/ Marotta: Nuk nxitohemi

Pak minuta përpara Inter-Gladbah, administratori i deleguar zikaltër Xhuzepe Marota është ndalur nga mediat italiane.

“Hakimi? Komunikimin e morëm nga UEFA pas tamponëve që kryen 48 orë përpara ndeshjes dhe përgjigjja ishte pozitive për Hakimin. Sançez nga 1′ në vend të Lautaros? Ky është një sezon anormal si ai që porsa përfundoi kemi një kompresim të angazhimeve zyrtare dhe kjo detyron trajnerin të ndryshojë lojtarët. Për momentin protokolli parashikon që deri në 10 lojtarë pozitivë duhet të luhet. Rinovimi i Martinezit? Nuk nxitohemi, kemi një raport të shkëlqyer me lojtarin. Herët apo vonë do të përballemi edhe me këtë temë, nuk ka probleme”, deklaroi administratori i deleguar i Interit Xhuzepe Marota.

Related posts

REJA “FSHIHET” PA POLEMIKA/ Prapaskenat, ja forma e re e “dënimit” nga italiani

Delo.autor

“NE DUAM TË KEMI NJË STADIUM TË PËRSHTATSHËM”/ Gazidis: Sukseset e një klubi nuk ndërtohen vetëm me lojtarë të rinj

Delo.autor

SHTRËNGON “ASIN NËN MËNG”/ Klopp kërkon rinovimin e sulmuesit të ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment