Trajneri Peter Pacult flet me vlerësim për Partizanin, por theksoi se Kukësi do të futet në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar ndeshjen, edhe pse ky takim luhet në “Selman Stërmasi”.
“Unë shoh rezultatin e fundit dhe ndeshja e fundit ishte kundër Tiranës. Me fitoren e fundit na është rikthyer besimi. Kemi koncentrim për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të bëjmë ndeshje te mirë e të fitojmë nesër. Të gjithë e dimë që Partizani është ekip i mirë dhe është e vështirë të fitosh në stadiumin e tyre. Do të japim maksimumin per të marrë 3 pikë”, tha fillimisht Pacult.
Mbrojtja – “Të them të drejtën s’kemi shumë alternativa prej dëmtimeve ndërsa Musolli po tregon se mundet të luajë aty. Edhe Hoxha bëri mirë në mbrojtje”.
Gjici – “Kemi shumë takime me presidentin dhe bëjmë biseda në lidhje me ekipin. Kemi një raport të mirë dhe kjo na intereson”.
Formacioni – “Të them të drejtën jam një trajner që mendoj se nëse ekipi fiton nuk ndërrohet. Unë di të them që ekipi do të luajë me 11 lojtarë”.
Partizani – “Është gabimi i parë nëse e nënvlerësoj Partizanin. Sa i përket lojtarëve, besoj se kanë mjaftueshëm. Unë gjatë karrierës kam pasur ndeshje të tilla si ajo e nesërmja, ku mungojnë shumë lojtarë te kundërshtari, por lojtarëve të mi ju sugjeroj mos të mendojnë ashtu sepse nënvlerësimi është i gabueshëm. Të gjithë që jemi në lidhje me futbollin e dimë që nëse dikujt i jepet rasti për të luajtur, ai luan dyfish më mirë për të bindur trajnerin. Personalisht mendoj të përballem me ekipe të forta sepse ashtu mund ta përgatis ndryshe ndeshjen”.
Ambientimi – “Kam pak kohë për të nxjerrë më të mirën. Edhe Guardiola-s i doli loja pas një viti. Kam luajtur vetëm 3 ndeshje dhe duhet pak më shumë kohë që ekipi të përshtatet siç duhet. Me këto dëmtime të papritura, për një trajner vijnë vështirësitë dhe sprovat”.
Balde – “E kam thënë që ai është mbrapa nga ekipi. Po stërvitet shumë dhe shpresoj që nga dita në ditë të jetë më lart. Besoj se çdonjëri prej jush e di që ai nuk ka luajtur shumë kohët e fundit prandaj është kështu. Shpresoj që me stërvitjen që po bën ai do e kapë ritmin”.
Skënderbeu dhe dëshira Champions – “Të them të drejtën nuk më interson shumë dhe nuk kemi gjë në dorë ne në vendim. Mua më takon të merrem me ekipin tim. Dua fitore dhe gjërat e tjera nuk janë në dorën time”.
Rivalët në kampionat – “Nuk jam një trajner që shikoj shumë larg. Dua që ekipi të marrë pikë nga ndeshja në ndeshje dhe me sa më shumë pikë do jemi aty ku duam ne”.