Futboll Seria A

Napoli-t i mjafton Allan kundër Spal, rimerr kreun

Napoli është kthyer të kryesojë në kampionatin italian të futbollit pas fitores 1-0 të marrë pasditen e sotme në shtëpi kundër Spal. “Axurrët” e humbën përkohësisht vendin e parë pas fitores me të njëjtin rezultat të marrë në derbin kundër Torino-s.

Ndeshja e luajtur në “San Paolo” është vendosur në 45 minutat e para. Gjashtë minuta u kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të kaluar në avantazh. Autori i golit ka qenë Allan, i cili ka finalizuar një aksion të bukur të ekipit.

Takimi është dominuar nga skuadra e Sarri-t, me Spal që ka menduar vetëm të mbrohet. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve, që kanë shënuar me kapitenin Marek Hamsik, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje pasi arbitri është konsultuar me “VAR”-in. Rastet nuk kanë munguar për Napoli-n, por rezultati ka mbatur i pandryshuar dhe “axurrët” kanë siguruar fitoren e radhës.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Benevento ka mundur 3-2 në shtëpi Crotone-n dhe Bologna ka fituar 2-1 kundër Sassuolo-s.

Related posts

Lushnja e “gjymtuar” kundër Laçit. Probleme me organizimin e klubit, në fund të muajit mblidhet asambleja

Q.Autor

I ÇMENDI TË GJITHË/ Verrati pushime të “nxehta” me KAMARIEREN seksi (FOTO)

F.autor

NDESHJA E GAFAVE/ Rumani dhuron golin dhe skemën e çuditshme nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment