Kategoria Superiore Shqipëri

Rivalët, tifozët e huaj dhe vendas “groposën” Skënderbeun

Kundërshtarët, tifozët e huaj dhe ata shqiptarë, kanë dalë hapur kundër Skënderbeut, çka ka bërë që UEFA të ketë prova të shumta për të nisur hetimin dhe për të kërkuar dënimin e korçarëve. Gjithçka është pasqyruar në raportin e UEFA-s, që Report Tv e posedon të plotë.
I pari që ngriti zërin ishte portieri i Krusadersit, Shën Onill, rivali i Skënderbeut në turin e parë eliminator të Champions League në sezonin 2015-2016. Kur ndeshja përfundoi, ai hodhi dyshimet se ishte e trukuar. Sipas portierit irlandezo verior, në 10 minutat e fundit, nuk kishte parë kurrë futboll të tillë.

o niell

Edhe tifozët e ekipit të Krusaders reaguan në rrjetet sociale. “Skënderbeu ndaloi të luante. Në pesë minutat e fundit, Krusaders shënoi një gol të parregullt për pozicion jashtë loje, e goditi dy herë shtyllën dhe shënoi dy gola” – shkruhet në raportin e UEFA-s.
SKENDERBEU crusaders
Ndeshja Crusaders vs Skënderbeu

Nuk mbaron me kaq. Stafi i lojtarëve dhe trajneri i skuadrës daneze të Silkeborgut kanë raportuar në federatën e tyre për atë që kishte ndodhur në një ndeshje miqësore me Skënderbeun. Trajneri i Silkeborgut dhe lojtarët raportuan për dyshime të ndeshjes miqësore me Skënderbeun më 24 janar 2013. Në raport thuhet se lojtarët e Skënderbeut hoqën dorë nga ndeshja në pjesën e dytë.
silkerborg
(Skënderbeu vs.Silkeborg)

UEFA përcjell në raport gjithashtu edhe sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, më 19 dhjetor të vitit 2015. Tifozët e kuq kishin një baner ndaj presidentit të Skënderbeut, ku shkruhej “Take-Tuke, ndeshje të trukuara 100%”. Kjo banderolë i referohej ndeshjes së trukuar të Skënderbeut kundër Lokomotivës së Moskës në Europa League.

lokomotiva
Skënderbeu vs. Lokomotiva

Related posts

MIQËSORJA NDAJ ALANYASPOR/ Ja formacioni zyrtar i Tiranës

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM NË HUNGARI/ Ylli shqiptar merr topin nga mesi i fushës dhe realizon një “magji” (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Flet trajneri Duro: Përgjegjësia ishte shumë më e madhe, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment