Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “EL CLASICO”/ “Pleshtit” i mungon shumë CR7, një statistikë e pabesueshme e konfirmon

Barcelona e Leo Messi-t ka marrë një humbje djegëse 3-1 kundër Real Madrid  ditën e shtunë.

Dhe është pikërisht Pleshti  ai që ka përfunduar në qendër të vëmendjes për shkak të një statistike alarmuese: nuk shënon kundër rivalëve të përjetshëm qëkur  Cristiano Ronaldo është larguar.

Statistika është me të vërtetë e tmerrshme për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që vetëm pak ditë para ndeshjes ka thënë se Clasico ishte një gjë tjetër me Cristiano Ronaldo-n, i cili duket se është një stimul i vërtetë për argjentinasin.

Në fakt, hera e fundit që Messi ka qen ë vendimtar me një gol në Clasico ka qenë sezoni 2017-18, pikërisht sezoni në të cilin CR7 vendosi të largohej nga Los Blancos dhe të transferohej tek Juventus në verë.

Një statistikë që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që tregon se si mungesa e portugezit e ka bërë Clasico-n, të paktën për Messi-n, një sfidë pothuajse si të tjerat.

Me fitoren e  së shtunës, Real Madrid ka arritur ta kalojë Barcelona-n për numrin e fitoreve në përballjet direkte: 97 me 96.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT ME TOTTENHAM/ Trajneri Ten Hag optimist: Duhet të tejkalojmë kufijtë tanë…

Delo.autor

CSKA Moska dyfishon shifrat, shënon gol Georgi Shchennikov (VIDEO)

Isa.Autor

“DEPAY DO BARÇËN”/ Kuman del blof në fundin e merkatos. Ja pse holandezi dështoi që të transferohej

Delo.autor

Leave a Comment