Futboll Seria A Sport

REZULTON POZITIV ME COVID-19/ Portieri Donnarumma: Mbani distancën, vendosni maskat…

Donnarumma humbet Milan-Roma pasi u infektua me koronavirus. E papritur te kuqezinjtë, edhe pse gjendja e gardianit duket e mirë.

Duke folur në profilin e tij në Instagram, portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma komunikoi pozitivitetin e tij me Covid-19.

Ky është mesazhi i gardianit kuqezi që dje festoi 5 vjetorin te “Djalli” që kur debutoi ndaj Sassuolo:

“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë u testova pozitivisht me COVID -19. Së pari dua t’ju them se jam mirë. Gjithashtu përfitoj nga ky rast t’u kushtoj mendimet e mia të gjithë atyre që luftojnë kundër virusit: bëhuni të fortë! Mos u dorëzoni!

Unë i kujtoj të tjerët të mbajnë distancën, të mbajnë maska, të lajnë duart! Gjithçka ndihmon në përpjekjen për të ndaluar këtë virus. Ndërkohë, sonte do të jem përpara TV duke brohoritur për shokët e mi të ekipit. Forca Milan”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe “Zonja e Vjetër” përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

Delo.autor

“SYTË PËR LARASKA”/ Rrëzimi i Trashit brenda zonës. A gaboi gjyqtari kryesor në këtë moment…(VIDEO)

Isa.Autor

Eriksen nderon me dygolësh Tottenhamin, Leicester nuk fiton në shtëpi

Sadik.Autor

Leave a Comment