Formula 1 Sport

MË SHUMË FITORE SE LEGJENDA SCHUMACHER/ Piloti Hamilton: Nuk e kuptoj ende rëndësinë e këtij rekordi

Prej 24 orësh, Lewis Hamilton është piloti me më shumë fitore në historinë e Formula 1: 92 të tilla, duke lënë pas legjendën Michael Schumacher, me 91 fitore. Dhe ky rekord mund të përmirësohet më tej, teksa piloti britanik i Mercedes konsiderohet si favorit edhe për garat e ardhshme.

“Do të më duhet kohë për të kuptuar se çfarë kam arritur. Për momentin dua vetëm të garoj dhe të fitoj, siç kam bërë deri më tani. Fitorja e fundit në Portugali është diçka që ende nuk arrij ta kuptoj për rëndësinë e saj në historinë e këtij sporti”, tha Lewis Hamilton

“Kur erdha te Mercedes nuk e kisha imagjinuar se do të arrija deri këtu. Punojmë të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim. Asnjë nuk ndalet në asnjë moment. Ky është çelësi i suksesit, të gjithë punojmë për një makinë fituese dhe unë bëj detyrën time”, tha Hamilton.

Related posts

Prapaskenat me Ronaldon, portugezi mund të përfundonte tek ky klub i Serie A

Isa.Autor

Burnley – Manchester United/ Zbllokohet sfida, miqtë kalojnë në avnatazh (VIDEO)

Isa.Autor

Mourinho prenoton yllin e La Liga-s, por nuk është Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment