MMA Sport

MBYLLI KARRIERËN ME 29 FITORE/Festë e “çmendur” në Dagestan për triumfin e Khabib ndaj Gaethje (VIDEO)

Triumfi i Khabib Nurmagomedov ndaj Justin Gaethje në eventin UFC-254 mbrëmjen e së shtunës është kthyer në një festë për fansat e rusit.

Mijëra fansa të Khabib në Dagestan e kanë parë “live” duelin në ekranet e mëdha të vendosura në sheshe dhe kanë festuar si të çmendur pas triumfit të idhullit të tyre.

Ata kanë kërcyer dhe kënduar nëpër rrugë, duke përmenduar emrin e Khabib, ndërkohë që makinat nuk pushonin së rëni borisë. Mjaft prej tyre mbanin në kokë parruken e zakonshme të Khabib.

Në këtë duel, Khabib mbrojti titullin kampion bote në peshën e lehtë, duke korrur suksesin e 29-të në karrierë (asnjë humbje).

Pas duelit, kampioni rus deklaroi edhe tërheqjen e tij nga sporti i arteve marciale mikse (MMA-së), pasi i kishte premtuar nënës së tij se kjo ishte sfida e fundit, pas vdekjes disa muaj më parë të babait.

Related posts

Mourinho nxjerr “flakë nga goja”: Një ndeshje, ku më duheshin gjashtë ndryshime, jo tre

Sadik.Autor

“KAM PASUR NJË RRUGËTIM NË RRITJE”/ Talenti i Italisë: Më ka kërkuar Interi? Do të gënjeja nëse them që…

Delo.autor

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Edy Reja i uritur, trajneri karikon Kombëtaren: Pres një seri fitoresh

Delo.autor

Leave a Comment