Albanian Stars Futboll

VIDEO/ Nuk quhet kot zbulimi i Panuccit, shihni asistin që merr Platini nga shqiptari

Kamer Qaka është një nga zbulimet e trajnerit të ri të Kombëtares, Christian Panucci.

Lojtari i rritur në Norvegji për momentin luan në kampionatin rumun me Poli Iasi.

Në ndeshjen që u luajt pasditen e sotme, Poli Iasi i lojtarit shqiptar triumfoi jashtë fushe ndaj Poli Timisoara në rezultatin 1-2.

Qaka u bë protagonist në këtë ndeshje, duke e filluar takimin që nga fillimi dhe dhuroi asistin për golin e parë të shënuar nga Platini.

Një asist mjaft i bukur që nga mesi i fushës, por meritë kishte edhe sulmuesi, i cili la pas mbrojtësit dhe nuk gaboi i vetëm përpara portierit.

 

Related posts

BEFASON ANCELOTTI: Jemi më të motivuar tani që kemi RONALDON rival

Isa.Autor

“DUAN TA BËJNË MË TË TRASHË VIJËN”/ Sulmuesi Werner: Ndryshimet e VAR? Do të kisha 5 gola më shumë…

Delo.autor

Juventusi “fërkon duart” nga tensioni te PSG, synon Cavanin

Q.Autor

Leave a Comment