Futboll Seria A Sport

“12 MILONË “IK P*RDHU” KËTIJ TALEBANI NGA LECCE”/ Tifozët e Inter nuk përmbajnë zemërimin: Me këta marangozë…

Barazimi në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve, por dhe shpërdorimi i një serie rasteve për gola ka revoltuar pa masë një pjesë të tifozëve të Interit pas barazimit të skuadrës 0-0 në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetskut.

Në qendër të sulmeve verbale është trajneri i Interit Antonio Konte. Njëri prej përkrahësve të Interit nuk e ka përmbajtur zemërimin ndaj ish-teknikut juventin.

“12 milionë ‘ik p****u’ këtij talebani nga Leçe. Ai donte që të gjithë futbollistët e tij të ndryshonin ndeshjen, por me marangozë nuk mund të shkosh gjëkundi”, shkruan njëri prej tifozëve të Interit.

“Çerekfinalet janë një mirazh tashmë. I zhgënjyer nga Konte, të cilin e kam mbrojtur me shpatë. I zhgënjyer nga Lautaro, i zhgënjyer nga Vidal”, shkruan një tjetër fans zikaltër.

Por, ka patur dhe të tjerë tifozë që janë treguar të moderuar në kritika ndaj skuadrës, por që i tërheqin vëmendjen ekipit për mungesën e cinizmit.

“Interi më i mirë i këtij sezoni. Të vendosur saktë në fushë, agresivë dhe kompaktë. Lautaro ishte i vetmi që zhgënjeu. Duhet të jemi më tepër cinikë përpara portës sepse kursi i Ligës së Kampioneve ndryshon shpejt”, shpreh mendimin një përkrahës nga pjesa e moderuar të tifozëve të Interit.

Related posts

Presidenti i PSG-së i ndez spekulimet për largimin e Neymarit: Askush s’është më i madh se klubi

Sadik.Autor

Është tifoz i Interit, por ja çfarë do të bëjë tenori i famshëm nëse Roma eliminon Liverpoolin

Sadik.Autor

“ÇUDIRA SHQIPTARE…”/ Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë

F.autor

Leave a Comment