Futboll Premier League Sport

“TAMPONËT JANË BROÇKULLA”/ Mjeku i përgjigjet Ronaldos: Hajde virolog, se na duhesh për kalçeto

Shpërthimi i Kristiano Ronaldos, para supersfidës Juventus-Barcelona, nuk është pritur mirë nga virologu italian Roberto Burioni. Ylli portugez i cilësoi tamponët si broçkulla, ndërkohë përmes një postimi në “Twitter”, virologu, nuk i kurseu notat e ironisë ndaj yllit të Juventusit, teksa shkroi:

“E mirëpres në grupin e madh të virilogëve kolegun tim Kristiano Ronaldo. Do të jetë shumë i dobishëm në kalçeton tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni.

Kujtojmë që Kristiano Ronaldo u infektua me COVID-19 më 13 tetor. Dy testet e tjera që ka bërë më pas e kanë nxjerrë sërish pozitiv dhe dje ai nuk mundi të luante kundër Barcelonës, e cila triumfoi me rezultatin 0-2.

Related posts

“SELMAN STËRMASI” NË KAPACITET MAKSIMAL/ Ja sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

Milani insiston: Nuk lëvizim nga “San Siro”

Q.Autor

DISA MUAJ MË PARË PËSOI ATAK KARDIAK/ Ç’po ndodh me Eriksen? Një rifillim te Interi, një mision i pamundur

Delo.autor

Leave a Comment