Champions League Futboll Sport

U DËMTUA NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Ja kur pritet të rikthehet në fushë futbollisti i Liverpool…

Te Liverpuli ka shpresa që mesfushori Fabinjo të kthehet pas ndeshjeve të kombëtares së Brazilit. Federata Brazilian e Futbollit bëri me dije nëpërmjet një komunikate për shtyp se lojtari i kampionëve të Anglisë nuk është grumbulluar ndeshjet e datave 14, 18 nëntor kundër Venezuelës dhe Uruguajit.

Klubi britanik ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për afatin e zgjatjes së rikuperimit të Fabinjos, por sipas llogarive ai humbet 3 ndeshjet e radhës së të kuqve përpara se kombëtaret të kthehen në aktivitet (31 tetor me Uest Hemin në kampionat, 3 nëntor me Atalantën në Ligën e Kampioneve dhe 8 nëntor me Mançester Sitin në kampionat).

Brazili ka grumbulluar në vend të Fabinjos lojtarin e Evertonit Alan.

27-vjeçari u dëmtua në takimin e së martës në Ligën e Kampioneve kundër Midtjilandit ku pësoi tërheqje muskulare. Për shkak të mungesave në mbrojtje të Zhoel Matip dhe Virxhil Van Dajkut të dëmtuar, trajneri Jurgen Klop e aktivizoi Fabinjon si qendërmbrojtës, por dhe ky “arnim” u prish shpejt.

Related posts

MIQËSORJA E YJEVE/ Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”

Delo.autor

“DO TË ISHTE FANTASTIKE…”/ Cafu ëndërron ribashkimin e dyshes së frikshme dhe zgjedh pasardhësin e tij

Delo.autor

TEKNIKU EGBO DO TË DREJTOJË “BARDHEBLUTË”/ Flet presidenti Halili: Nuk është çështje parash, ja pse i besova derbin

Delo.autor

Leave a Comment