Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton zbulon të ardhmen: Ja kur do të vendos për 2021

Në prag të garës së radhës, që zhvillohet këtë fundjavë në Imola (Itali), piloti britanik Lewis Hamilton ka folur për të ardhmen e tij. 6 herë kampioni i botës në Formula 1 pritet të rinovojë kontratën me Mercedes, por palët nuk po gjejnë një marrëveshje në lidhje me rrogën e pilotit.

“Dua të vazhdoj të garoj. Kjo është e sigurt. Gjithsesi, nuk e di se për sa kohë do të vazhdoj të pilotoj. Nuk do të qëndroj këtu edhe për shumë vite, ndaj kjo është një periudhë ku po e përgatis me shumë kujdes të ardhmen time”, tha Hamilton, që kërkon rreth 40 milionë dollarë në sezon.

“Unë synoj të jem sërish këtu te Mercedes edhe vitin tjetër, nëse planet tona do të përputhen në të njëjtin drejtim. Gjithnjë e kam thënë që palët duhet të kenë ide të njëjta për të ecur përpara, siç ka ndodhur në gjithë këto vite triumfuese për ne”, tha Lewis Hamilton.

“Gjithsesi, për të ardhmen do të diskutojmë me Mercedes pasi të fitoj titullin kampion dhe më pas do të vendosim së bashku”, tha Hamilton, që kryeson renditjen e sezonit 2020 të Formula 1.

Related posts

KË DO TË DËSHIRONIT NË EKIPIN TUAJ? Roma dhe “Katalanasit” shkëmbëjnë mesazhe për…

Delo.autor

DUAN SUKSES/ Parma kërkon sulmues, ëndërron të formojë një treshe të frikshme

Isa.Autor

RROKADË TEK MILANI/ Mbi Gattuson qëndron hija e Conte, çfarë do të ndodhë më 6 gusht…

Isa.Autor

Leave a Comment