Basketball Sport

NBA/ Lakers, LeBron i shkruan një letër Anthony Davis pas titullit kampion

LeBron James shpreson dhe beson se Anthony Davis do të qëndrojë te skuadra e Lakers për shumë kohë. Jo vetëm kaq, por “king James” beson se Davis do të jetë pasuesi i tij te skuadra kaliforniane. Kjo dyshe ishte magjike këtë sezon në parket, duke i dhuruar titullin kampion skuadrës së Lakers, trofe që mungonte prej 10 vitesh.

Davis gëzon të gjithë besimin e James, që i ka shkruar një letër për ta bindur të qëndrojë gjatë te kjo skuadër. “Ky është ekipi yt, ky është momenti yt. Unë edhe mund të tërhiqem dhe të jem në rregull me veten time, me fitoret e mia, ndërsa ti do të jesh ende edhe për shumë kohë protagonist në parket”, shkruan James.

Davis u shpall si mbrojtësi më i mirë i sezonit, ndërkohë që sezonin e ri skuadra kaliforniane konsiderohet sërish favorite. Përflitet se ekipi do të përforëcohet edhe me yje të tjerë, si Chris Paul dhe Victor Oladipo. Gjithsesi, përparësi për Lakers është rinovimi i kontratës së Anthony Davis, ikona e re e skuadrës.

Related posts

EFEKTI IGLI TARE/ Correa dhe Badelj janë të Lazios, kalojnë vizitat mjekësore

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mesfushori Eriksen nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Veronës, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

DËSHIROJNË TË FORMOJNË DYSHEN E KRAHËVE…/ Klubi europian në sulm për Teo Hernandezin

Delo.autor

Leave a Comment