Futboll Seria A Sport

LEO MESIN NUK E MBAJNË NERVAT/ Godet arbitrin e ndeshjes me Alaveshin

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaveshit ditën e djeshme në transfertë, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një veprim i Mesit ndaj gjyqtarit të ndeshjes. “Pleshti” në pjesën e parë dukej në një situatë të vështirë, kjo edhe për shkak se skuadra e tij ndodhej në disavantazh.

Ndodh që edhe argjentinasin të mos e mbajnë nervat dhe pikërisht kjo i ndodhi ditën e djeshme, ku goditi me top gjyqtarin e ndeshjes.

I nervozuar në maksimum, Mesi godet topin me forcë, i cili shkon në drejtim të gjyqtarit, që nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë, por sulmuesi i Barcelonës ia hodhi lehtë, pasi mund të ishte ndëshkuar edhe me të kuq.

 

 

Related posts

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Ylli i Ajax merr vendimin, transferohet tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

“Krahu i djathtë” i Mourinho-s largohet në fund të sezonit nga United

Sadik.Autor

Llullaku vazhdon të shkëlqejë në Rumani, asist në barazimin e Astras (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment