Futboll Seria A Sport

TORINO KA 1 PIKË NË RENDITJE/ Trajneri Giampaolo acarohet: Nuk recitoj dot, ata kanë llumin në mendje…

Marco Giampaolo, në konferencën për shtyp, komentoi me hidhërim humbjen e Torinos së tij, e cila erdhi kur fitorja ndaj Lazio dukej e sigurt:

“Ne jemi të dobët mendërisht. Unë shpejt e përmbledh problemin: 3-2 në 90 ‘sot, të premten e kaluar 3 -1 në 81’. Kanë llum në mendjen e tyre.

Nëse nuk i fiton këto ndeshje, je i dobët mendërisht: ke frikë të humbësh dhe humbet. Nuk hyra as në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Nuk di çfarë të them por këto gjëra nuk duhet të ndodhin”.

“Ju doni të recitoj konferencën e zakonshme por nuk mundem pas një tjetër ndeshje të tillë. Skuadra luajti një lojë të shkëlqyeshme, por nuk mund të humbësh.

Ne jemi në fund të tabelës: kurrë nuk mund të humbësh kështu. Mund ta kuptoj që pëson 3-3. Por nuk mund të humbësh, nuk ka justifikime”.

Related posts

Botërori i shifrave të çmendura/ Spanja ekipi që do arkëtojë më shumë nëse…

Sadik.Autor

SITUATË KAOTIKE PREJ COVID-19/ Mbrojtësi Rahmani dhe 2 titullarë të Napolit ngecin një natë në Romë

Delo.autor

PORTIERI BERISHA DREJT SERIE A/ Trajneri De Biasi e “bekon: Jep siguri dhe di të komandojë mbrojtjen

Delo.autor

Leave a Comment