Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Zhgënjeu me paraqitjet tek Inter, mesfushori prezantohet te Atletico Madrid

Xhofri Kondogbia është lojtari më i ri i Atletiko Madrid. Lajmin e këtij transferimi e ka zyrtarizuar vetë klubi nga Madridi, ku kanë komunikuar se është arritur marrëveshja totale me klubin e Valencias për kartonin e mesfushorit francez.

Ish-lojtari i Interit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024. “Los Cholchoneros” kanë arritur të bëjnë për vete një mesfushor me tipare të ngjashme me Tomas Partin i cili u largua në merkaton verore tek klubi i Arsenalit.

Mesfushori francez luajti për 2 sezone me Interin, nga 2015 deri 2017, ku zhgënjeu me paraqitet e tij, ndonëse u afrua me shumë bujë nga Monako.

Kondogbia me Valencian në 2 sezone u aktivizua në 51 sfida në të gjitha kompeticionet ku arriti të shënojë vetëm 2 gola.

Related posts

ISHTE I GRUMBULLUAR NGA SARRI/ Ronaldo nuk do të jetë në stol ndaj Udineses, ja shkaku

Delo.autor

PORTRET/ Marek Hamsik ‘thyen’ tabunë, si u bë “Maradona” e futbollit modern në Napoli

Q.Autor

BARCELONA NË KAOS/ VIDAL “shpërthen” ndaj trajnerit: Me JUDAT nuk luftoj… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment