Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Kur Ramos largoi Conten që ishte gati të merrte drejitmin e Realit: Respekti nuk imponohet

Në tetorin e vitit 2018, përpara se Hulen Lopetegui të ulej në stolin e Realit të Madridit, kandidati kryesor për stolin madrilen ishte Antonio Konte.

Madje, më shumë se një kandidat: presidenti Florentino Perez i ofronte 14 milionë euro në sezon për 3 vite dhe e priste për konferencën e shtypit. Në momentin e fundit Konte tha “jo” dhe “Galaktikët” më pas e kthyen vëmendjen te Santiago Solari.

Megjithatë, një nga arsyet e refuzimit të trajnerit aktual të Interit mendohet të ketë qenë Serxho Ramos. “Respekti fitohet, nuk imponohet”, u shpreh mbrojtësi spanjoll kur u pyet lidhur me afrimin e italianit. Grupi i lojtarëve nuk ishte i kënaqur me intensitetin e Kontes dhe, në fund, afruan fillimisht Solarin përpara se të rikthenin Zidanin.

Related posts

“Bomba” e verës: Gundogan te super skuadra e Seria A

Sadik.Autor

NXJERR BLLOF UEFA-N/ Legjenda Schmeichel: Ja 3 mundësitë që i dha Danimarkës, pas kolapsit të Eriksen

Delo.autor

“JEMI TË GJITHË PA PARA PËR SHKAK TË COVID-19″/ De Laurentiis frikëson Serinë A: Dua të bind 7-8 skuadra që të…

Delo.autor

Leave a Comment