Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Tenistja Halep pozitive me Covid-19, mbyll para kohe sezonin

Tenistja rumune Simona Halep, numri 2 në botë për femra, ka konfirmuar se ka dalë pozitive me Covid-19, pas një testi të kryer në vendlindje.

Ajo ka shtuar se ndodhet prej 3 ditësh në izolim dhe se ka simptoma të lehta. “Dua t’ju bëj me dije se kam rezultuar pozitive pas një testi. Jam në izolim me simptoma të lehta. Jam mirë, do të kalojë”, shkruan Halep.

Kjo ndalesë e papritur ka prishur disi plante e tenistes rumune, që praktikisht ka mbyllur edhe sezonin 2020, duke mos luajtur as në finalet e WTA Championship.

Këtë vit, Simona Halep ka fituar 3 turne (Dubai, Praga dhe Romë), por u mund në finalen e Roland Garros një muaj më parë. Ajo pritet të rikthehet në fushë në grand slam të Australian Open, në janarin e vitit tjetër.

Related posts

“MESSI” I ARDHSHËM/ 16-vjeçari shënon gol historik me Barcelonën, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

PROMES ISHTE GATI PËR REKRUTIM/ Gatuzo: Dua burra në ekip

Sadik.Autor

Verstappen synon fitoren: Hockenheim pistë e përshtatshme për Red Bull

Isa.Autor

Leave a Comment