MMA Sport

KONFIRMON RIKTHIMIN NË KAFAZ/ McGregor: Ende s’kam mbaruar punë, do t’i tregoj botës se kush jam

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse Conor McGregor, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ka konfirmuar rikthimin në kafaz. Ai pritet të duelojë sërish në peshën e lehtë.

“Do të dueloj në peshën e lehtë në vitin 2021. Janë disa duele të mëdha që duhen organizuar aty. Ky është një biznes ende i pambyllur për mua. Do t’i tregoj edhe një herë botës se kush jam dhe se çfarë jam në gjendje të bëj. Besnoni në këto që them”, shkruan irlandezi.

McGregor do të rikthehet në një duel ndaj Dustin Poirier, që me shumë gjasa do të zhvillohet në janar. Më tej? “Më pëlqen që të përballen sërish me Max Holloway. Diaz? Një luftëtar i shkëlqyer dhe triologjia mes nesh do të ishte një përballje epike dhe unë jam gati për gjithçka”, tha McGregor.

Related posts

Milani “BLINDON” Cutrone, Donnarumma rrugës për tek Liverpool

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Luan gjithmonë që nga 2016, Sulmuesi i Athletic Bilbao barazon rekordin në La Liga

Delo.autor

ZYRTARE/ Inter arrin marrëveshjen, Barella rinovon kontratën deri në 2026. Ja premtimi i klubit…

Delo.autor

Leave a Comment