Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Atletico Madrid ndalet në Rusi, vuajtjet e Oblak vazhdojnë

Atletico Madrid ka marrë një rezultat të papritur në javën e tretë të Champions League.

Skuadra e Simeone-s, në fakt, nuk ka shkuar më larg se nja barazim 1-1 në fushën e Lokomotivës së Moskës, duke humbur kështu mundësinë për të kapur, edhe pse përkohësisht, Bayern-in në kreun e Grupit A.

Ndeshja është hapur me një gol të bukur të Gimenez me kokë në minutën e 8-të, por vendasit kanë barazuar në minutën e 25-të me një penallti të Miranchuk.

Jan Oblak nuk ka arritur të presë asnjë nga 17 penalltitë e fundit që i janë dhënë kundër Atletico-s në të gjitha kompeticionet (15 gola të pësuar, 2 penallti të humbura).

Atletico mbetet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa rusët janë ngjitur në të tretin me dy pikë.

Related posts

VIDEO/ Bajrami shënon golin më të shpejtë të Europianit, shikoni reagimin e “flaktë” të komentatorit turk

F.autor

HISTORIA E PATREGUAR E LUIZA GEGËS/ Si u dashurua 33-vjeçarja me trajnerin që e shndërroi në kampione

Delo.autor

Verdikti i çerekfinaleve, Botërori “bëhet” Europian

Isa.Autor

Leave a Comment