Futboll Kategoria Superiore Sport

DOMINOJNË TOTALISHT NË “LORO BORIÇI”/ Vllaznia merr 3 pikë të merituara ndaj Apolonisë

Vllaznia e nisi sezonin e ri në Kategorinë Superiore duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 Apoloninë. Shkodranët e drejtuar nga Tomas Brdariç dominuan totalisht sfidën në “Loro Boriçi” duke treguar vendosmëri në fushë.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, por kuqeblutë mund ta kishin zhbllokuar sfidën në pjesën e parë pasi shpërdoruan disa raste.

Haris Dilaver zhbllokoi takimin në minutën e 53-të, ndërsa ish-futbollisti i Tiranës dhe Luftëtarit Ismael Dunga realizoi gol sapo u fut në fushë. Pas një krosimi të gjatë, keniani e kaloi topin mbi portierin Harizaj. Ai shpërdëroi një tjetër rast ideal për të shënuar teksa në fund përballë portierit të fierakëve goditi gabimisht, edhe pse e kishte hapësirën e mjaftueshme për ta dërguar topin në rrjetë.

Me fitoren e sotme, Vllaznia premton se do të jetë një skuadër ambicioze këtë sezon.

Related posts

Vazhdojnë largimet te Arsenali, gati shitja e Bellerin për rreth 40 milionë paund

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ PSG refuzoi 160 milionë paund për MBAPPE nga gjigantët ANGLEZ

Isa.Autor

“MUND TË VDISJA PËR TË”/ Lukaku: Është listën time të 3 më të mirëve me De Bruyne dhe Hazard

Delo.autor

Leave a Comment