Boks Sport

COVID-19/ Boksieri Povetkin del pozitiv me koronavirus, anullohet revanshi me Whyte

Boksieri rus Alexander Povetkin ka dalë pozitiv me Covid-19. Për pasojë, revanshi i planifikuar më 21 nëntor ndaj britanikut Dillian Whyte është anulluar.

Dy boksierët u përballën mes tyre pak muaj më parë, me Povetkin që fitoi me “KO teknik”, por menjëherë u vendos të zhvillohej revanshi, që tashmë është shtyrë.

Eddie Hearn, menaxheri i Whyte, tha se kjo sfidë do të zhvillohet në një moment të dytë, me shumë gjasa vitin e ardhshëm. Hearn shtoi se Whyte po vijon stërvitjen, pasi synon të gjejë një rival tjetër për duelin e 21 nëntorit.

Ai shpreson të zhvillojë një duel të madh mes Dillian Whyte dhe Tyson Fury, por kjo gjë duket e vështirë për t’u realizuar. Kandidat është edhe Dereck Chisora.

Related posts

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I NDËRHYRI NGA PAS KUNDËRSHTARIT/ Futbollisti i kombëtares ndëshkohet nga federata

Delo.autor

“IK P****U BOLL BËRTITE”/ Grizman dhe Pike zihen në fushë gjatë ndeshjes me PSG-në: T**p, po vrapojmë…

Delo.autor

Leave a Comment