Futboll La Liga Sport

CHAMPIONS/ Barcelona zbavit dhe ruan kreun e grupit, vendos “garda e vjetër”

Barcelona ruan kreun e grupit dhe tashmë shkon 9 pikë të plota, pasi sonte mundi Dinamo Kiev jo pa siklet. Skuadra e drejtuar nga Koeman hapi gjithçka shpejt me Leo Messin që fitoi penallti dhe shënoi.

Më pas, Ter Stegen protagonist me superpritje duke shmangur 1-1 dhe në pjesën e dytë Ansu Fati me një krosim të bukur gjeti kokën e Pique që realizoi.

Dinamo Kiev nuk u dorëzua dhe gjeti golin e 2-1 me anë të Tsyganov por me gjithë dëshirën për të barazuar, nuk arriti dot të merrte pikë në “Camp Nou”.

Për t’u theksuar edhe një goditje dënimi shumë e bukur nga Messi, e cila u ndal nga superpritja e portierit kundërshtar.

Related posts

Ronaldo drejt largimit? Ja “kryengritjet” e tjera të portugezit ndaj Florentino Perezit

Q.Autor

HUMBI FINALEN E US OPEN/ Një karikaturë për Serena Williams, ndizet lufta në ueb

Isa.Autor

DËMTIMI HORROR I WELBECK/ Arsenal ofron 45 milion euro për zëvendësuesin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment