Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED NË KRIZË/ Fati i Solskjaer është në dorën e Ancelotti-t

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë.

Humbja e pësuar në kampionat kundër Arsenal-it dhe disfata e papritur në Champions League kundër Basaksehir kanë lënë shenjë dhe drejtuesit e klubit duket se kanë patur një kontakt të parë me Mauricio Pochettino-n për një zëvendësim të mundshëm të Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq nuk janë në favor të shkarkimit për momentin, por duket se ndeshja e ardhshme në kampionat kundër Everton-it të Ancelotti mund të jetë vendimtare.

Një humbje e mundshme do të rrezikonte ta linte skuadrën në vendet e fundit të renditjes dhe të bindte drejtuesit që ta zëvendësonin norvegjezin me Pochettino-n.

Related posts

RAKITIC NJË HAP LARG/ Ja tre faktorë të rëndësishëm që e çojnë atë tek Serie A

Delo.autor

PO SHKRUAN HISTORINË NË FORMULA 1/ Hamilton zbulon të ardhmen: Një ditë do të…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË BOTËROR/ Chelsea interesohet për mesfushorin e Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment