Futboll Shqipëri Sport

PAS COVID-19/ Uzuni rikthehet protagonist në Hungari. Vendimtar me asist dhe gol tek Ferencvaros (VIDEO)

Uzuni është kthyer menjëherë vendimtar te Ferencvaros! Futbollisti shqiptar, që kaloi një periudhë aspak të mirë me Covi-19 dhe në Champions u fut kur skuadra po humbiste ndaj Juventusit, sot bëri diferencën teksa dha asistin e golit të dytë dhe shënoi edhe të tretin për ekipin e tij.

Sulmuesi nga Berati e ka nisur si titullar ndeshjen e sotme shtëpiake kundër Mezokovesd-Zsory, takim që kampionët në fuqi e kryesojnë 3-0.

Minutat shtesë të pjesës së parë sollën edhe golin e Uzunit, i cili mposhti portierin mik me një goditje të lehtë me të jashtmen. Ky ishte goli i parë në këtë sezon në kampionatin hungarez.

VIDEO

Related posts

Rekord për “Guinness”/ 20 gola në 2 ndeshje, Megi Doçi shënon 9 herë në portën e Pogradecit

Q.Autor

Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare (FOTO)

Sadik.Autor

RIVAL NGA SUPERIORJA/ Ja me kë do të luajë Kukësi në miqësore para ndeshjeve të Europa League

Delo.autor

Leave a Comment