Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC FANTASTIK/ Për 1 gol nuk arriti rekordin e legjendës suedeze të Milan

Nga një suedez në një tjetër! Historia dhe tradita te Milani vazhdon dhe këtë herë ai që për pak sa nuk barazon një rekord është Zlatan Ibrahimovic!

Në fakt, suedezi ka shënuar 8 gola në këtë kampionat, vetëm një lojtar në historinë e Milan ka shënuar më shumë pas shtatë ndeshjeve të para të kuqezinjve në një sezon në Serie A: Gunnar Nordahl, 9 gola në sezonin 1950/51 dhe në 1955/56.

Ibrahimovic duhet thënë që ka munguar edhe në dy ndeshje në letër të lehta, si ndaj Spezias dhe Crotones, për shkak se u infektua me Covid-19.

Sulmuesi është gjithmonë e më shumë vendimtar, ndërsa po kthehen makth penalltitë, pasi nëse do të kishte shënuar edhe 3 penalltitë deri tani të humbura, do të ishte 11 gola, duke u futur kështu bashkë me Lewandowski në sulmuesit më të mirë në Europë në këtë fillim sezoni!

Related posts

Rafaella, tifozja seksi e Belgjikës prej Witsel (FOTO)

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS NDAJ AJAXIT/ Ja ylli që nuk do jetë gati për çerekfinalen

Delo.autor

ÇUDIA NË SUPERKUPËN E ANGLISË/ Mahrez mungoi në finalen ndaj Liverpool se kishte frikë nga…

Delo.autor

Leave a Comment