Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Kosova zbarkon në Durrës. Ndaj “Kuqezinjve” nuk luan një tjetër lojtar i “Dardanëve”

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur në Shqipëri për t’u përgatitur në kuadër të miqësores “vëllazërore” me kuqezinjtë si dhe për dy takimet e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” kanë zbarkuar në Durrës në hotel “PremiUm”, ndërsa seancën e parë stërvitore do ta zhvillojnë në orën 19:00 në kompleksin “Tropikal”. Ndër të tjera, Federata e Futbollit të Kosoves raporton se Benjamin Kollolli, Florent Muslija, Leart Paqarada dhe Milot Rashica nuk do të luajnë në 3 ndeshjet e këtij muaji.

Ndaj Shqipërisë nuk do të jenë as Idriz Voca dhe Valon Berisha, të cilët po rikuperohen për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Related posts

Në gjysmëfinale, Anglia do të veshë një uniformë që nuk e ka përdorur kurrë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi i Kombëtares largohet nga Spezia, drejt transferimit tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Shkalla i jep oksigjen Teutës, kurbinasit bien në fund

Sadik.Autor

Leave a Comment