Futboll Premier League Sport

I KËNAQUR ME NDESHJEN NË “ETIHAD”/ Klopp: Ishte superfutboll, pas 15 minutash mbaroi fryma

Mund të kishte sh kuar më mirë, por edhe më keq. Prandaj, Jyrgen Klop është i kënaqur nga rezultati që Liverpuli i tij mori në “Etihad” në ndeshjen më të rëndësishme të vitit. “Ishte superfutboll. Dy skuadra që luftuan dhe nivelet e energjisë ishin të pabesueshme.

Pas 10- 15′, të gjithë mezi po merrnin frymë. Siti bëri ndeshjen me numrin më të ulët të rasteve kundër nesh. E nisëm shkëlqyeshëm. Patëm shumë raste kundërsulmi. Sigurisht na vjen keq që nuk i finalizuam dot, sepse ishim të rrezikshëm”, tha trajneri gjerman pas barazimit. Në lidhje me penalltinë e Gomezit, Klop shtoi:

“Nuk e kam parë ende, por Xho tha se nuk mund të bënte asgjë. Plani ishte ta nisnim ndeshjen shpejt, shumë shpejt dhe ta mbyllnim po shpejt, por kjo nuk është gjithnjë e mundur. Siti është një superskuadër”. Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, u ankua për kalendarin pasi iu desh të luante të shtunën në mesditë kundër Evertonit në një javë Champions-i dhe Klop i jep të drejtë. “Unë kam folur me Premier Ligën.

Asnjë skuadër që luan mbrëmjen e së mërkurës në Champions në transfertë nuk duhet të ketë ndeshje në orën 12:30 të shtunën. OK, të dielën nuk është problem, por jo të shtunën, sepse sa zgjohesh, ti duhet të luash futboll. Premier Liga duhet ta zgjidhë këtë. Transmetuesit televizivë duhet të flasin me njëri-tjetrin. Nëse do të shohësh futboll të mirë, atëherë duhet t’u japësh djemve disa orë më shumë pushim. Dikush duhet të nisë të mendojë për këtë”.

Related posts

E PAPARASHIKUESHME/ Me mesfushorin në portë dhe pa stol rezervash, River Plate merr fitoren e madhe (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SAMPDORIAS/ Radja Nainggolan: Duhet të fitojmë për të punuar të qetë, mendoj se Icardi…

Delo.autor

BARCELONA-ALAVES/ Sergi synon ta nisë me këmbë të mbarë këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment