Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Vedat Muriqi publikon statusin emocionues: Ne e konsiderojmë ndeshje… (FOTO)

Vedat Muriqi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në karrierën e tij vitet e fundit. Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës dhe Teutës së Durrësit, arriti të transferohet në Serinë A italiane te skuadra e Lacios, pas sezonit spektakolar me Fenerbahçen në Turqi.

Bomberi nga Prizreni është rikthyer te e Kosovës, teksa iu bënë afro 1 vit pa luajtur me dardanët, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të COVID-it dhe një dëmtimi që e shoqëroi gjatë kësaj periudhe.

Muriqi pritet të zbresë ditën e nesërme në orën 16:00, në ndeshje miqësore kundër Shqipërisë. Për këtë përballje, shqiptari i Kosovës, ka bërë një dedikim special në “Facebook”, duke shkruar:

Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë.  Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë.  Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore.

Related posts

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Dinamo “mbretëresha” e merkatos, Kastrioti skuadra më pak aktive. Ja të gjitha lëvizjet…

Delo.autor

PRAPASKENA/ REALI e kishte gati trajnerin e ri, ja si gjithçka u prish në “sekondën” e fundit

Isa.Autor

SHKËLQEU ME ASTANËN NË KAMPIONAT/ Nazmi Gripshi përzgjidhet në formacionin e javës

F.autor

Leave a Comment