Bundesliga Futboll

Muller: Nuk po shkëlqejmë, por po tregohemi të zgjuar

Bayern Mynih arriti një fitore të vështirë dje në fushën e Shtutgard me rezultatin 1-0, falë një goli të Thomas Muller 11 minuta nga fundi, sukses që sipas sulmuesit nuk ishte i rastësishëm, duke parë rezultatet e muajve të fundit. Në fund, në këtë triumf, ndikoi edhe një penallti e humbur nga skuadra vendase, me Bayern që tashmë ka 11 pikë avantazh nga Schalke 04, që ndodhet në vendin e dytë. Skuadra bavareze u shpall “kampion i dimrit”, ndërkohë që Muller, që huri në fushë në pjesën e dytë, ky sukses erdhi fgalë disiplinës që ka sjellë në ekip trajneri Jupp Heynckes.

(Muller realizon golin e fitores ndaj Shtutgard)

Bëmë një ndeshje të mirë dhe e merituam fitoren. Jam i lumtur për golin dhe fitoren. Ata mund të barazonin në fund me penallti, por edhe ne humbëm shumë raste për të shkuar 2-0. Kjo është hera e tretë radhazi që fitojmë 1-0 dhe kjo tregon se jemi racionalë edhe pse nuk po luajmë shumë mirë. Kemi shumë kualitete dhe po tregohemi të zgjuar për të marrë maksimumin në fushë edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Fundi i takimit ishte dramatik, por kjo e bëri më interesante lojën”, u shpreh Thomas Muller, që u kthye në heroin e ndeshjes pas këtij triumfi në Bundesligë.

Related posts

PËRFUNDON PROÇESI/ Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër zgjidhet…

Delo.autor

Debutimi i Ronaldos, bastet kanë filluar se do të jetë me penallti

Isa.Autor

“SHPËRTHEN” NDAJ JUVENTUS PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Spikeri i Portos: Mundëm hajdutët dhe derrin Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment