Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Formula 1 merr vendimin për tifozët, ja si do të zhvillohen garat e ardhshme

Liberty Media, kompania që menaxhon sportin e Formula 1, ka vendosur që garat e mbetura të këtij sezoni të zhvillohen pa tifozë. Edhe pse kriza e krijuar nga pandemia Covid-19 ka prekur rëndë këtë sport dhe kërkesat e tifozëve janë të larta, sërish Liberty Media ka qenë e prerë në vendimin e saj për të mos lejuar tifozët.

“Nuk do të lejojmë praninë e tifozëve për garat e fundit të këtij sezoni (edhe 4 të tilla). Situata globale nuk na lejon që të zhvillojmë gara me dyer të hapura dhe me praninë e publikut në tribuna, thanë drejtuesit e Liberty Media.

Ekziston frika që edhe garat e sezonit të ardhshëm të zhvillohen sërish pa tifozë, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit vdekjeprurës. Këtë sezon, vetëm 3 gara kanë patur një numër të limituar tifozësh, ato të zhvilluara në Mugello, Sochi dhe Portimao.

Related posts

“FANTASTIKE QË DO TË DEBUTOJ KUNDËR PSG-SË”/ Cavani zbulon objektivat: Erdha në Manchester për…

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Udhëton drejt Italisë për të firmosur me Milan mbrojtësi…

Delo.autor

Guardiola “shënjestron” Thiago Alcantaran, gati 50 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment