Futboll La Liga Sport

“ËSHTË SKUADËR MË E FORTË SE BARCELONA”/ Koeman e pranon: Janë favoritë për Champions

Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, e ka pranuar se Bayern Munich është më i fortë se skuadra e tij dhe se bavarezët janë favoritë për të fituar Champions League edhe këtë vit.

“Për të fituar Champions League duhet të përmirësohemi, sot ka skuadra si Bayern Munich që janë përpara. Por kemi një të ardhme. Kemi ndryshuar imazhin e grupit, kemi sjellë pak ajër të freskët”, ka thënë Koeman, siç ka bërë të ditur Sky Sport.it.

“Kemi humbur shumë pikë në kampionat, në ndeshje ku mund të kishim marrë rezultate më të mira, disa ndeshje janë kushtëzuar nga vendimet e arbitrave, por e dimë se duhet të përmirësohemi dhe po punojmë për këtë”.

Related posts

Lacio i bashkohet garës për mesfushorin Gelson Martins

Sadik.Autor

ZYRTARE/ UEFA trondit Mançester Sitin! Jashtë Europës për dy vite dhe 30 milionë euro gjobë

F.autor

Debutim në formacion/ “Princi” MARCHISIO gjen SUPERGOLIN e parë rus (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment