Futboll Seria A Sport

KA VUAJTUR DËMTIME TË SHUMTA/ Inter me plan të specializuar për “motorin” e mesfushës

Fillimisht fantazisti ishte Stefano Sensi. Me kohën erdhi Eriksen, më pas u zhvendos përpara Barela. Megjithatë, në Interin e parë të Kontes, atë të gjashtë fitoreve radhazi nga fillimi i vitit të kaluar, “motori” i mesfushës ishte ai, Sensi.

Më pas në javën e shtatë u ndal me Juven dhe dëmtimet vazhduan. Kofsha, pulpa, këmba, bicepsi femoral, tashmë sërish kofsha, e majta: më shumë se gjashtë ndeshje radhazi italiani nuk i ka luajtur. Këtë sezon 3 prezenca, 7 në kampionat në gjithë 2020-ën, 4 si titullar.

Kur Sensi është në fushë, Interi udhëton me një ritëm prej 2,3 pikësh për ndeshje. Objektivi i radhës: prania në skuadër për rinisjen e 22 nëntorit kundër Torinos. Për t’ia arritur, stafi i ka përgatitur një program të specializuar gjatë ndalesës, por me kujdes për të mos mbledhur ngarkesë.

Related posts

Chelsea poshtërohet në shtëpi nga Bournemouth

Q.Autor

Zbulohet shuma marramendëse që do të humbasë Li nga shitja e Milanit

Isa.Autor

U ndëshkua me kartona për baste, 6 vite pezullim mbrojtësit anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment