Futboll Sport

DISFATA E FRANCËS NË MIQËSORE/ Kritikët gjejnë fajtorin: Qëndrimi i tij është shqetësues

Franca ka bërë një paraqitje të keqe në miqësoren e humbur 2-0 kundër Finlandës.

Nëse trajneri Deschamps nuk e ka drejtuar gishtin kundrejt një lojtari në veçanti, rrjetet sociale dhe mediat franceze kanë vënë në shënjestër Paul Pogba.

Nën mikroskop ka përfunduar një moment i ndeshjes, aksioni që ka çuar te goli i dytë i rivalëve të Gjelave.

Çështje mentaliteti dhe përgatitje e dobët fizike ndoshta. Paul Pogba është vënë nën akuzë për paraqitjen e bërë në pjesën e parë dhe për “mbulimin” e tij në rastin e golit të 2-0 të shënuar nga Finlanda.

“Gjuha e trupit është shqetësuese”, ka shkruar disa tifozë në rrjetet sociale. “45 minutat e para ka shëtitur në fushë. Nuk ka ndihmuar në mbrojtje. Mjafton të shikosh si e kanë shënuar golin e dytë. Në fushë u thoshte shokëve të skuadrës së çfarë të bënin dhe kaq, dhe u thoshte të mos ia pasonin topin të gjithëve përveç atij”.

Një mbrëmje e keqe për yllin e Manchester United.

Related posts

ZYRTARE/ Manchester City arrinë marrveshjen me Mahrez për shifrën REKORD…

Isa.Autor

NUK U NDËSHKUA NGA GJYQTARI/ ​Ja ndërhyrja e ashpër ndaj Pogbas (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARIZIMI ÇËSHTJE ORËSH/ JUVENTUSI mund të bëhet “galaktikë” me ZIDANE

Isa.Autor

Leave a Comment