Futboll Sport

HISTORIKE/ Maqedonia e Veriut kualifikohet në Europian, vendos Pandev

Maqedonia e Veriut ka fituar finalen e grupit D të Nations League kundër Gjeorgjisë me rezultatin 1-0. Një sukses i madh i fqinjëve tanë që pas fitores ndaj Kosovës në gjysmëfinale ngrejnë trofeun dhe kualifikohen për Euro2020.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa ndeshja u vendos në 45 minutat e dyta. Elmas ndërmori një aksion të mirë në minutën 56′ dhe dribloi mbrojtjen kundërshtare. Topi i doli mjaft mirë Pandev dhe “gjyshi” i sulmit nuk gaboi.

Maqedonia e Veriut kualifikohet në Euro2020 duke arritur një sukses shumë të madh. Ata arrijnë këtë fazë të kompeticionit për herë të parë në historinë e tyre.

Related posts

LUFTA/ Jo vetëm Klitschko e Usyk, një tjetër ish-kampion bote iu bashkuar ushtrisë ukrainase

Delo.autor

SËRISH SINJALE NGA PREMIER LEAGUE/ Një tjetër klub kërkon shërbimet e Strakoshës

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-VILLARREAL/ Solskjaer i beson dyshes së sulmit Sancho-Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment