Boks Sport

FLORJAN MARKU VAZHDON TË SHKËLQEJË NË RING/ Boksieri britanik injoron: S’meriton të ndeshet me më të mirët

Florian Marku vazhdon të shkëlqejë në ring, ku regjistron vetëm fitore në sfidat e zhvilluara. Pasi shkatërroi disa ditë më parë që në raundin e parë, britanikun Muma Muemba, bilanci i Markut tashmë është 7 fitore dhe 0 humbje.

Por boksieri kuqezi nuk ka aspak ndërmend të ndalet dhe këtë gjë e tregoi qartë pas suksesit të fundit, ku bëri të ditur se do të luftojë vetëm për fitore, ndërsa i lëshoi sfidën boksierit tjetër britanik Konor Ben. Ky i fundit konsiderohet si një prej boksierëve më te mirë, teksa në karrierën e tij si profesionist i ka fituar të 16 duelet e zhvilluara. Por Konor Ben i ka shuar shpresat e Makut për një duel, duke e nënvlerësuar hapur boksierin shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, britaniku shprehet se Florian Marku nuk ka bërë asgjë që të meritojë duele ndaj boksierëve më të mirë dhe i quan qesharake deklaratat e shqiptarit, që thotë se kundërshtarët e kanë frikë. Ja reagimi i plotë i bërë nga Konor Ben në “Twitter”: “Më besoni, ai vetëm dëshiron që të ndeshet me boksierët më të mirë të Britanisë. Por çfarë ka bërë ai për ta merituar duele të tilla? Kjo është qesharake, pasi ai do të mundej prej çdo boksieri që qëndron mes 20 më të mirëve në Britani”, shkruan Konor në profilin e tij në rrjetet sociale. Por në postimin e bërë nga boksieri britanik bie në sy komente të shumta të tifozëve shqiptarë që mbështesin Florian Markun.

Related posts

Sarri te Chelsea, ëndrra e trajnerit toskan është Gonzalo Higuain

Sadik.Autor

KLUBI NË KRIZË TË THELLË/ Humbjet marramendëse të Barcelona-s, zbulohet shifra e frikshme

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Ancelotti: Shpresoj të kem fatin e Simeone edhe unë

Delo.autor

Leave a Comment