Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ferrari më i dobët se vjet, por mora një leksion të madh

Në prag të garës së Turqisë në Formula 1 piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, u shpreh se pavarësisht vështirësive të këtij sezoni ai ka arritur të mësojë shumë gjëra. “Jam një pilot më i fortë krahasuar me fillimin e sezonit, ndërkohë që makina ka qenë më e dobët krahasuar me vjet”, tha Leclerc.

“Është pikërisht në momentet e vështira që arrin të gjedh vendosmërinë, duke u përpjekur që të përmirësohesh dhe të luftuar për fitoren apo podiumin. Kur duelon për vendet e mesit të renditjes dhe je në vështirësi afrohesh më shumë me personat e tjerë që punojnë për gjetjen e zgjidhjeve”, tha monogasku.

Related posts

“GRAND SLAM” US OPEN/ Nadal dhe Del Potro “prejnë” biletën si dy gjysmëfinalistët e parë

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Shikoni çfarë rasti humbet Messi ndaj Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich do të gjykohet nga… armiku i Messit

Delo.autor

Leave a Comment